Dy adoleshentë janë arrestuar në Britani të Madhe si pjesë e hetimit për incidentin e marrjes peng në sinagogën në Teksas të shtunën. Detajet e moshës apo gjinisë së çiftit të arrestuar në jug të Mançesterit të dielën në mbrëmje nuk u zbuluan.
Policia e Madhe e Mançesterit tha se po ndërlidhej me komunitetet lokale dhe po vazhdonte të ndihmonte në hetimin e SHBA-së. Forca deklaroi se dy adoleshentët u arrestuan “si pjesë e hetimit për sulmin” dhe po mbaheshin në paraburgim për t’u marrë në pyetje.
Shtetasi britanik Malik Faisal Akram, 44 vjeç, nga Blackburn, u qëllua për vdekje pas një përplasjeje me policinë në Colleyville.
Sipas burimeve të policisë amerikane, Akram mbërriti në vend nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar JFK të Nju Jorkut dy javë më parë, shkruan BBC.
Vëllai i Akramit, Gulbar, konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë të publikuar në faqen e Facebook të Komunitetit Musliman të Blackburn. Ai u kërkoi falje viktimave dhe tha se vëllai i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia Metropolitane më herët konfirmoi se oficerët e kundër-terrorit ishin në kontakt me autoritetet amerikane dhe FBI-në. Derisa pengmarrësi i sinagogës në Teksas ishte britanik
Akram hyri fillimisht në sinagogën e Kongregacionit Beth Israel në periferi të Dallasit gjatë shërbimit, duke pretenduar se ishte njeri i pastrehë, sipas një burimi policor të cituar nga CBS.