Edhe pas 14 muajsh qeverisje të mandatit të dytë, Shpend Ahmeti nuk arriti të stabilizojë qeverinë e tij. Në pyetjen e qëllimshme që e shtrova sot, në mbledhjen e KOmitetit për Politikë dhe Financa, se “sa drejtori i ka qeveria Ahmeti”, nuk morra përgjigje nga asnjë pjesëmarrës i koalicionit qeverisës. Njëri thoshte pesëmbëdhjetë e tjetri katërmbëdhjetë. Askush s’ishte i sigurt.
Kah fundi i vitit të kaluar 2018, Shpend Ahmeti ka deklaruar se e ka rritur qeverinë e tij edhe me dy drejtori të reja, duke e formuar Drejtorinë e Parqeve dhe Drejtorinë e Mirëqenioes Sociale.
Deri atëherë qeveria Ahmeti kishte katërmbëdhjetë drejtori. Pra, tani Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti përbëhet prej gjashtëmbëdhjetë drejtorive. Kjo ka ndodhë për t’plotësuar apetitet e koalicionit qeverisës i cili përbëhet prej katër partive politike dhe e përkrahur edhe nga PDK-ja e cila po i ruan disa interesa të mëhershme nëpër ndërmarrjet komunale.
Shkarkimi i dy drejtorëve nga radhët e VV-së, dorëheqja e drejtorit të Drejtorisë së Kulturës dhe së fundi, shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit; reformatimi i qeverisë, nëse mund ta quajmë kështu, ndërrimi i disa pozitave të drejtorëve ekzistues, pra i atij të pronës dhe atij të inspekcionit dhe arsyetimi i vetë kryetarit lidhur me këtë veprim, është plotësisht veprim bizarë, pa kurrfar arsyshmërie sepse as ky kombinim nuk do t’i ndalë ndërtimet pa leje, nuk do të ndikojë që të ngritet niveli i bashkpunimit në mes vetë drejtorive e mos të flasim për bashkpunimin me opozitën. Ky kombinim nuk do t’i ndërpresë procedurat joligjore të pranimit të kuadrove të arsimit përmes zyrës së përsonelit dhe zhveshjes nga kompetencat që kishte Drejtoria e Arsimit më parë dhe e cila është kompetente për zhvillimin e politikave kadrovike në sferën përkatëse. Ky kombinim nuk do të ndikojë në përmirësimin e përformancës qeverisëse sepse, po këta drejtorë të njëjtë qeverisën edhe në vitin që e lam pas dhe në fund, si rezultat I keqqeverisjes, u bartën në këtë vit rreth 25 milion euro. Vetëm në fushën e investimeve kapitale u bartën 22 milion euro nga 38 milion sa ishin të planifikuara dhe të bartura nga viti 2017. Kjo gjendje rrëmuje po shqetëson qytertarët e komunës së Prishtinës.
E tërë kjo po ndodhë në këtë periudhë kur apetitet për pushtet e kryetarit Ahmeti u rritën me rrolin e tij të dyfisht kur pranoi të jetë bashkkryesues i ekipës shtetërore për zhvillimin e dialogut me Serrbinë dhe harroj rrolin mandator dhe ligjor që ka si kryetar i Komunës së Prishtinës rrol shumë i rëndësishëm dhe me përgjegjësi shumë të lartë. KOmuna e Prishtinës dhe Prishtina si kryeqytet duhet të udhëheqet me përkushtim të lartë sepse nga këtu dhe po nga ky rrol i kryetarit varet ndryshimi pozitiv i mirëqenies së qytetarëve që jetojnë këtu.
(Autori është këshilltar në Kuvendin e Komunës nga radhët e LDK-së)