Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj të dhënave të publikuara nga media “Front Online” se qeveria kosovare ka shpenzuar 31 milionë euro për çështje udhëtimi jashtë vendit.
“Plasim rrene”, e quajti Murati derisa ndau disa shifra që pretendojnë të pasqyrojnë shpenzimet reale për çështje udhëtimi jashtë vendi.
“Në foton e parë e keni nivelin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, për të gjitha institucionet – Qeveria, Komunat, Kuvendi, institucionet e pavarura etj. Në foton e dytë e keni nivelin e shpenzimeve vetëm për Qeverinë. E ku rritja kryesore vjen si rezultat i dërgimit në trajnime të forcave të sigurisë e mbrojtjes”, ka shkruar Murati.