Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Obiliqit nën asistimin e Policisë së Kosovës, janë duke rrënuar shtëpitë e banorëve të fshatit Hade.
Në një publikim të Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ) njofton se “po detyrohen banorët me dhunë të shpërngulen nga vendbanimet e tyre, si dhe për të mbuluar dëmet dhe krimin ekonomik që ka përcjell procesin e zgjerimit 7 të mihjeve”.
Banorët e Hades po kundërshtojnë ashpër dëbimin e tyre nga shtëpitë.