Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se dje ka nisur prishja e shkollës së vjetër në Pezë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti.
“Do ta ndërtojmë sa më parë, në të njëjtin vend, më të madhe dhe më të bukur për fëmijët e mrekullueshëm të Pezës. Grupet tona të verifikimit vijojnë pandërprerë punën në terren derisa të sigurohemi që çdo shkollë është e sigurt për t’u hapur”.
“Bashkë me Ministrinë e Arsimit po punojmë që nxënësit e shkollave që rezultojnë jo të sigurta nga verifikimi i inxhiniereve, t’i kalojmë përkohësisht në shkolla apo ambiente afër tyre për të vijuar normalisht mësimi”, shkruan ai në Facebook.
Kujtojmë se në tërmetin e 26 nëntorit humbën jetën mbi 50 persona dhe u shkatërruan shumë objekte.