Në provincën e Sumatra-s Veriore në Indonezi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka ndodhur rrëshqitje e tokës, me ç’rast 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur, AA.
Siç raporton gazeta Kompas, në rrëshqitjen e tokës e cila ka ndodhur në një fshat në rajonin Karo të provincës, një shtëpi ku banonin 16 studentë universitarë ka mbetur nën rrënoja.
Në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura 7 studentë e kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë që jetonin në të njëjtën shtëpi janë plagosur.
Indonezia, e cila është nën ndikimin e shirave mosun dhe klimës tropikale, gjatë gjithë vitit ka reshje të dendura, ku si pasojë vendi shpesh ballafaqohet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.