Rreshteri i FSK-së, Xhafer Igrishta ka njoftuar sot se pas 15 vitesh shërbim sot ka lënë zyrtarisht këtë punë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se arsyeja e largimit është punësimi në Gjermani.
Pas një shërbimi prej 14 vitesh si rreshter në FSK nga sot e tutje edhe zyrtarisht nuk jam pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës pasi që me vetë dëshirë për arsye se kam lidhur një kontratë punë në Gjermani”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pak Vemendje !
Përshendetje për të gjithë: shokë, dashamirë qe ju njohë dhe me njohin pas një shërbimin që 14 vite si Rreshter në Forcë e Sigurisë së Kosovë (FSK) nga sot e tutje edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e Forcës së Sigurisë Kosovës pasi që me vetë dëshirë jam larguar nga kjo Forcë për arsye se kam lidhur një kontrat pune si Inxhinier i Elektronteknikës në shtetin e Gjermanis …
Për gjatë këtyre 14 viteve shërbim isha pjesë e dy misioneve jashtë vendi ku ja vlen të thesksoj misionin e fundit për shpetimi të njerzve në HATAY të Turqisë ku së bashku me kolegët e mi rrezikuam jetën për ti shpetuar të mbietuarit nga termeti.
Kështu që jam shumë krenarë që mu dha mundësia ti shërbej vendit tim për cilin luftuan UÇK -ja dhe u flijuan shumë dëshmorë dhe martirë tanë që ta kemi lirinë dhe ushtrinë ton si çdo vend demokratik në botë.
Prandajë mua s’më mbetet gjë tjeter vetëm që të falemënderoj familjen time që më dhanë përkrahjen maksimale që të arrij ketu ku jam sot, po ashtu i përshendes të gjithë kolegët e mi të Forcës dhe ju urojë suksese në karrierën e tyre dhe të vazhdojnë me detyra të reja që ti ngrisin kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe integrimin sa më të shpejt ne NATO.
Me respekte.
Rreshter Xh.Igrishta.!