Rreth 10 000 njerëz të evakuuar nga zjarret në Francë

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 19:07 | Nga

Zjarret në juglindje të Francës kanë detyruar rreth 10,000 njerëz të evakuohen. Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregdetit të Mesdheut. Franca më herët ka kërkuar ndihmën e fqinjëve në Bashkimin Evropian.

“Evakuimi i së paku 10,000 njerëzve ka pasuar përhapjen e zjarreve”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë AFP.

Së paku 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, thanë autoritetet spitalore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme