Numri i lëndëve në procedura gjyqësore në të gjitha gjykatat në vend është 400 mijë. Por edhe rreth 100 mijë vendime që janë marrë nga gjykatat nuk po gjejnë zbatim.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore është një tipar kryesor që identifikon mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend.
“E drejta për qasje në gjykatë është në dispozitë kushtetuese që janë në pajtueshmëri të plotë e kërkesat dhe standardet ndërkombëtare në botë. Problemi që lind te kjo e drejtë është ajo që ne e quajmë administrim i drejtësisë që përkon e mos zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore këto janë dy tiparet kryesore që identifikojnë mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend”.
Numri i lëndëve të pa ekzekutuara sipas Jasharit shkon në 100 mijë përderisa i gjithë numri i lëndëve në procedura gjyqësore është 400 mijë, e kjo diferencë sipas Jasharit është një hendikep i sistemit gjyqësor në vend.
“Nëse flasim për moszbatimin e vendimeve gjyqësore kanë dalë një numër jashtëzakonisht i madh i lëndëve që kanë mbetur pa u ekzekutua që iu anë afruar numrit 100 mijë dhe që ka identifikuar një problem shumë të madh në funksionim të sistemit”.
“Në Kosovë numri i lëndëve në procedura gjyqësore është 400 mijë dhe nëse prej këtij numri 100 mijë afërsisht mbesin të pa ekzekutuara është një hendikep jashtëzakonisht i madh i sistemit që shoqëria kosovare e gjithashtu edhe të gjitha autoritetet do duhej të organizoheshin të bënin diçka sepse është e metë e madhe në gjithë sistemin i cili reflekton pastaj edhe në dobësinë e shtyllave të tjera të pushtetit dhe humb besimin e qytetarëve në gjithë sistemin”.
Edhe në veri të numri i lëndëve të parashkruara ka mbërritur në 30 mijë, për shkak të mosfunskionit të prokurorisë dhe gjykatës në këtë pjesë për një kohë të gjatë.
“… numri i lëndëve ka qenë afër 30 mijë lëndë të cilat janë parashkrua i pasojë e mos funksionimit të sistemit gjyqësor në veri dhe që gjithashtu në vetvete ko situatë patë ngrehë problemet e natyrës së kësaj shkelje që është një nga shkeljet më të rënda nga shteti ku për qytetarët nuk siguron qasje në sistem në drejtësi ose për përkatësisht në gjykata”.
“…është e karakterit absolutë që i bie ko e drejtë nuk mund të shfuqizohet as në rrethana lufte dhe në rrethana të jashtëzakonshme të vendit e le më në situatë paqeje ku sis shtet obligohesh të i sigurosh qytetarëve qasje në sistemin e drejtësisë, por kjo si pasojë ka sjellë edhe situatën kur këto lëndë janë parashkruar dhe nuk ka pasë një vetë organizim të sistemit për tu ballafaquar me këtë problem e që epilogu përfundimtar është mosfunksionimi i drejtësisë”.
Jashari thotë se institucionet gjyqësore dhe ato të administratës publike janë në proporcion të balancuar sa i përket rasteve të cilat kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Nëse flasim për fushat e së drejtës kryesisht dominojnë fushat që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe sociale dhe jo supozojmë që është si pasojë e gjendjes së zhvillimit ekonomik të vendit dhe të pasojave të pasluftës, ndërsa nëse flasim për institucionet të cilat konsiderohen më të përgjegjshme dhe që konsiderohen si palë që kanë shkelë të drejtat e njeriut, kryesisht janë institucionet gjyqësore dhe administratat publike dhe pothuajse janë në proporcion të balancuar në kuadër të rasteve”.
“Ka edhe raste të tjera që janë trajtuar prej Avokatit të Popullit në bazë të hetimeve e që prekin temat nga ato ambientale deri problemet e funksionimit të sistemit ligjor, mirëpo edhe situata individuale kanë prek një numër të konsiderueshëm të qytetarëve p.sh kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve me pagesë të tatimit”.
E kur Kosova po pritet që të bëhet me Kodin Civil, zyra e Avokatit të Popullit ka gjetur disa shkelje të të drejtave të njeriut.
“Ne jemi në fazën e hulumtimin ende nuk kemi një qëndrim përfundimtar mirëpo në rastin i cili është prezantuar bëhet fjalë për martesën dhe definimin që përkufizon Kodi Civil dhe që konsiderojmë që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare përkatësisht me ato që konventa evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut i shpjegon”.
Jashari komentoi edhe vendimin e Apelit për rastin Pjetër Ndrecajt nga Gjakova, i cili në vitin e kaluar kishte vrarë gruan e dhe vajzën e tij.
Jashari tha se ky nuk është rasti i parë që përfundon me burgim të përjetshëm, por sipas tij, në Kosovë ende mbetet problem unifikimi i politikave ndëshkimore nga sistemi gjyqësor.
“Është vendimi më i rëndë që shqiptohet në sistemin tonë penal të vendit por e dijë që ka pasë edhe raste të tjera në të cilin është shqiptuar kjo masë. Për mua shqetësimi kryesor është trajtimi i unifikimit të politikave ndëshkimore nga sistemi gjyqësor i vendit sepse kjo vazhdon të jetë problem për momentin e që i bie që qytetarët për situata të njëjta kanë marrë dënime që kanë dalluar mes vete dhe është një situatë e pa pranueshme për një sistem që vlen e njëjta Kushtetutë”.
Rasti i së miturës nga Drenasi e cila dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga disa zyrtarë institucionale sipas Jasharit ka marrë drejtime të kundërta e kjo pasi vetë viktima është lënë anash nga institucionet të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e vetë viktimës.