Rreth 100 të vdekur ne Nigeri për shkak të kolerës

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 13:39 | Nga

Një epidemi e kolerës ka vrarë rreth 100 persona këto dy javët e fundit në verilindje të Nigerisë, rajon i shkatërruar nga konflikti me grupin xhihadist Boko Haram, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

“3 126 raste janë rregjistruar në shtetet Yobe dhe Borno”, thuhet në një komunikatë të zyrës së koordinimit të çështjeve humanitare të OKB-së në Abuja, duke theksuar se kjo epidemi ka bërë 97 të vdekur në këto dy shtete, transmeton ATSH.

Epidemia kishte rënë para dy javësh në Borno, qendra e luftimeve dhe ku mijëra persona jetojnë në kampe të shpërngulurish dhe më pas u përhap në shtetin fqinj të Jobes ku janë rregjistruar 989 raste më 20 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme