Sa janë të përgatitura shtetet për t’u përballur me epidemi dhe pandemi

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Sipas Indeksit Global për Siguri në Shëndetësi, asnjë shtet nuk është plotësisht i përgatitur për t’u përballur me epidemi apo pandemi të mundshme.

Së paku 75 për qind e shteteve të botës janë vlerësuar me rezultat të dobët sa i përket aftësisë për t’u përballur me katastrofë biologjike dhe shëndetësore, shkruan “Free Europe”.

Në bazë të renditjes botërore, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i përgatitur në këtë aspekt, sepse është vlerësuar me 83.5 pikë nga 100 të mundshme. Pas saj radhiten Britania e Madhe, Holanda, Australia dhe Kanadaja.

Ky vlerësim u prezantua në kohën kur bota po përballet me përhapjen e shpejtë të koronavirusit Covid-19.

Vendet më të goditura deri më tani janë Kina, Italia, Irani dhe Koreja Jugore. Më shumë se 110 mijë njerëz në mbarë botën deri më tani janë infektuar.

Simptomat e virusit të ri janë kollitja, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe dhimbjet muskulore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme