Rreth 13 mijë hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë po zhvillohen në Ukrainë, ka thënë prokurori i përgjithshëm i vendit.
Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive të luftës.
Më herët sot, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.
Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit.