Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive është 21,922.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,999, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,356 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 21 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2071707279653515