Franca: Dënojmë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të Kosovës në Veri, rrezikojnë normalizimin
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një reagimi kanë thënë se dënojnë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në Veri, veprime të cilat MPJ franceze thotë se ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb, shkruan Gazeta Express.
MPJ e Francës në reagim potencon se veprime të tilla të institucioneve të Kosovës “rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë”.
Parisi zyrtar bën thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes Bruksel-Ohër.
“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër’, përfundon reagimi.
Lobuesit në SHBA detyrohen të dorëzojnë të dhëna çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tyre, sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.Për këtë arsye kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt – Afërdita Rakipi Communication dhe Ambal LLC – i kanë të publikuara të gjitha shpenzimet e tyre nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.
Kontratat e tyre kanë qenë të vlefshme deri në fund të qershorit të këtij viti. MPJD-ja nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë nëse kontrata me këto dy kompani është vazhduar dhe nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet lidhur me këtë temë.Përgjigje nuk kanë dhënë as Mustafaj, Rakipi dhe Qeveria e Kosovës deri në momentin e publikimit të artikullit.
Kompanitë e Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt nuk kanë pasur asnjëherë kontratë tjetër lobimi të regjistruar në FARA. Dokumentet e publikuara në këtë agjenci tregojnë se gjatë periudhës korrik 2023-janar 2024 ata kishin arritur gjithsej gjashtë kontakte.Rakipi i deklaroi dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Takimin virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, e kanë deklaruar të dy si të mbajtur më 13 tetor. Radio Evropa e Lirë