Deri në ora 17:00, rreth 3 100 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në shkollën fillore “Avdyl Frashëri”, në Prizren, raporton Ekonomia Online.
Gjithsej, kjo qendër e votimit i ka rreth 11 mijë qytetarëve të drejtë vote.
Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe qytetari Ilaz Krasniqi. Ai për Ekonomia Online ka thënë se nga këto zgjedhje pret të bëhet më mirë.