Fshati Popçisht njësia administrative Moglic, bashkia Maliq ku bora ka shkuar 50 cm. Rinisin reshjet e borës në Dibër të Shqipërisë dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.
Reshje me intensitet më të ulët kanë rinisur nga ora 6 e mëngjesit.
Ne shkollat 9 vjeçare te qytetit dhe të njësive administrative nuk zhvillohet mësim.
Situata mbetet emergjente pasi shumë fshatra mbeten te izoluara: Selishtë, Lurë, Zall e Dardhë. Ato janë dhe më problematiket pasi lëvizet vetëm në këmbë ose me kafshë.