Rreth 350 të arrestuar në protestat për bojkotimin e zgjedhjeve në Rusi

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 12:59 | Nga

Të paktën 350 persona, duke përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny janë ndaluar në gjithë Rusinë, në marshin e tyre, në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.

Politikani kundërkorrupsionit është tërhequr në një furgon nga policia, pak kohë pasi i ishte bashkuar marshit me më shumë se 1,000 pjesëmarrës në qendër të Moskës.

“Unë jam ndaluar. Kjo nuk ka rëndësi. Ejani në Tverskaya. Nuk po protestoni për mua, mirëpo për veten dhe të ardhmen tuaj”, ka thënë dje Navalny në Twitter.

Disa orë më vonë ai ka njoftuar se është liruar nga policia, mirëpo do të përballet me një seancë dëgjimore për akuza të paspecifikuara.

“Falënderim i madh për të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe kanë qëndruar jashtë stacionit të policisë. Kam dëgjuar thirrjet e juaja. Jeni të mrekullueshëm”, ka thënë Navalny përmes një tjetër postimi në Twitter.

Mijëra rusë kanë qenë të pakënaqur me idenë e udhëheqjes edhe për gjashtë vite të presidentit aktual rus, Vladimir Putin, andaj kanë daluar në rrugë, duke përkrahur thirrjen e Navalnyt për të bojkotuar zgjedhjet e 18 marsit.

Policia ka paralajmëruar më herët se në prag të zgjedhjeve do të jetë më e ashpër ndaj protestuesve për të cilët konsiderohet se po thyejnë ligjin.

Protesters gather in Moscow on Sunday, January 28.

Hundreds of demonstrators fill Pushkinskaya Square in central Moscow.

Around 1,000 protesters gathered in the Moscow area Sunday, police said.

A Russian police officer stands outside Alexei Navalny's Moscow office on Sunday.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme