Komisioni i formuar nga ana e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, nga të reshurat e shiut të datave 07.08 nëntor 2016 ka përgatitur raportin për këto vërshime.
Sipas raportit të komisionit, janë vizituar të gjitha lokalitetet ku janë shkaktuar dëmet në kulturat bujqësore nga vërshimet në fusha të hapura si në grurë, lakër dhe në objektet e mbyllura depot ku ka depërtuar uji dhe që janë prishur tërësisht kulturat bujqësore si ç janë: qepë, kunguj, silazhe, fasule dhe speca në sera.
Fshatrat në të cilët komisioni i ka vizituar dhe ka bërë vlerësimin e dëmeve janë: Fortesë, Xërxe dhe Celinë, kurse vlera totale e këtyre dëmeve sipas komisionit është 44 mijë e 822 euro.