Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 12 mijë e 337 nga 46 mijë e 907 persona të testuar që nga muaji shkurt, dhe 457 raste të vdekjes.
Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.
Edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.
Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve të vdekjes është 457 persona
Në anën tjetër SHSKUK ka njoftuar se 516 pacientë po trajtohen për Covid-19 prej të cilëve 18 janë në respiratorë, 27 me CPAP dhe 347 po trajtohen me oksigjenoterapi.