Qeveria nuk ka arritur që tu paguajë qytetarëve dhe bizneseve 457 milionë euro sa u ka borxh. Por as nuk ka arritur që të inkasojë nga bizneset, edhe pse të evidentuara, 64 milionë euro.
Kryerja e këtyre obligimeve do të kishte ndihmuar që vendi të ketë një stabilitet më të mirë të buxhetor, tha në një intervistë për Ekonomia Online, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.
“Kemi shprehur shqetësime në raport me Qeverinë për disa çështje sa i përket financave publike në Kosovë. Menaxhimi i detyrimeve të papaguara dhe llogaritë të arketushme. Qeveria nuk ka arritur të paguaj bizneseve dhe qytetarëve 457 milionë euro që ua ka borxh. Nuk ka arritur që të inkasojë nga bizneset edhe pse të evidentuara 64 milionë euro që do të kishte një stabilitet më të mirë të buxhetit”..
Osmani potencoi se Qeveria financon projekte të madh që nuk ishin në planin strategjik, duke sqaruar se 22 milionë euro të buxhetit janë keqklasifikuar.
“Kemi një raport për kornizën afatmesme që Qeveria financon projekte të mëdha që nuk janë në planin strategjik dhe ky devijim kalon 75% nga lista e prioriteteve. Korniza e kontrollit financiar që nuk është respektuar në masën e duhur. 22 milionë euro buxhet të keqklasifikuar dhe një rritje paraprake për 6 milionë euro që tregon se situata po përkeqësohet dhe rekomandimet shkojnë në moslejimin apo përmirësimin e tyre”, tha Osmani për EO.
Osmani u shpreh se edhe ndërmarrjet publike kanë 144 milionë euro detyrime të papaguara, prandaj sipas tij, Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re i presin rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e administratës publike.
“11 ndërmarrje publike kemi 10 ndërmarrje që kemi dhanë në opinion me rezervë, që janë shifër shqetësuese të stabiliteti financiar të ndërmarrjeve publike sepse vetëm këto kanë 144 milionë detyrimeve kreditore të papaguara që vështirë që do të jenë në gjendje t’i paguajnë. Ne kemi treguar se parimi i ekzistencës së këtyre ndërmarrjeve publike në të ardhmen është i pasigurt dhe kemi nevojë të kemi një numër të caktuar të masave që duhet të ndërmerren. Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re i presin disa rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e administratës publike në Kosovë”.
Ai nuk është i kënaqur as me përmbushjen e rekomandimeve nga ana e institucioneve, ku thotë se mesatarja nuk kalon më shumë se 39%.
“Niveli i zbatimeve të rekomandimeve tona vazhdon të jetë i ulët pavarësisht një përmirësimi të lehtë. Sepse mesataren në nivel vendi nuk e kalon 39% të rekomandimeve. 1160 rekomandime në qershor të këtij viti dhe jemi në matje të zbatimit të tyre. Por nëse krahasojmë vitet e kaluara nuk jemi të kënaqur dhe pa zbatimin e tyre nuk do të kemi përmirësim të qeverisjes së mirë në Kosovë”, ka thënë ai.
Osmani ka veçuar sektorin e shëndetësisë si njëri prej institucioneve që ka përmbushur më së miri rekomandimet e auditimit, derisa thotë se komunat vazhdojnë të qëndrojnë më keq në zbatimin e tyre.
“Rekomandimet janë të detyrueshme dhe organizatat buxhetore duhet t’i zbatojnë rekomandimet që burojnë në bazë të një procesi dhe auditmit dhe gjendjes faktike të konfirmuara dhe ato përkthen në rekomandime konkrete. Nuk kemi një vlerësim në nivel institucional por që përcjellën trendet e zbatimit të rekomandimeve. Kemi pasur në vitin paraprak një përmirësim të dukshëm në sektorin e shëndetësisë edhe në nivelin qendror dhe lokal në shumicën dërmuese të komunave”.
“Sa i përket administrimit financiar edhe kualitetit të raportimit, kemi një përmirësim të lehtë të menaxhimit të resurseve në këtë sektor. Kemi institucione tjera sidomos në nivel lokal ku komunat qëndrojnë me keq. Zbatimi i rekomandimeve është më i ulët dhe nuk e kalon 25 %”, thotë Osmani duke shtuar se shkeljet më të mëdha të evidentuara janë në prokurorimin publik të nënshkrimi i kontratave.
Derisa thotë ai se bashkëpunimi me prokurorinë është korret dhe institucional.
“Sektori ku ne kemi evidentuar se ka shkelje më të mëdha janë në pjesën e prokurorimit publik të pjesa e nënshkrimit të kontratave se sa të pjesë e ekzekutimit të kontratave. Me sistemin prokurorial në Kosovë kemi një marrëveshje bashkëpunimi ku shkëmbejmë informacione kur ne hasim gjatë punës në teren të auditorëve dhe duhet të adresohen në drejtësi dhe drejtohen atje për trajtim të mëtutjeshëm. Në shumë raste pasi i kemi adresuar kanë filluar aktivitetet dhe ekipet tona të auditimit varësisht prej rastit e institucionit bashkëpunojnë me prokurorët e shtetit për t’i dhënë ekspertizën tonë, pastaj e shohin edhe hetuesit nga Policia e Kosovës. Bashkëpunimi është korrekt dhe institucional”.
“Nuk kam një informacion që është ngritë ndonjë aktakuzë, qëllimi është që të mos ngritën aktakuza por që kur ne hasim informacion dhe dëshmi që mund të jenë në interes të sistemit të drejtësisë t’i adresojmë atje. Ne jemi të përfshirë në debatin që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk e favorizojmë auditimin prej institucionit tonë, nëse kjo ndodhë nga ana e parlamentit dhe zgjidhet një ligj atëherë do ta bëjmë”.
Osmani potencoi se kanë kapacitet për auditimin e subjekteve politike, por siç thotë ai Kuvendi duhet të nxjerrë një ligj të veçantë.
“Ne kemi kapacitete për auditimin e partive politike, por mendojmë se ende është e rëndësishme se një institucion që është në zhvillim të vrullshëm dhe auditimi në republikën kosovare po e merr peshën e vet mos të prishim këtë trend të integritetit dhe të reputacionit. Do duhej të kishte edhe rregulla të caktuara se di duhet t’i menaxhojnë ato shpenzime”.
“Për çdo vit Kuvendi është i obliguar të zgjedh një kompani të licencuar ndërkombëtarisht për që të bëjë auditimin e pasqyrave vjetore të institucionit të audimit. Janë transparente dhe janë edhe rezultatet në ueb. Atë buxhet që na jep kuvendi ta maksimalizojmë përmes auditimit qenësore.
Osmani të arritur të vitit 2019 e konsideruar anëtarësimin në Zyrën Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI. Sipas tij, kjo organizatë do të ndihmojë që të rishikohen raportet në nivel evropian.