Sipas një studimi gati 69 për qind e njerëzve në SHBA përdorin telefonat e mençur në WC-të e tyre për të biseduar dhe duke bërë postime në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale si Facebook.
Sipas sondazhit nga MiMedia online me bazë në New York, dymbëdhjetë përqind e të intervistuarve pranuan se shikojnë materiale eksplicite nga telefonat e tyre të mençur derisa qëndronin në tualet.
Gati 25 për qind thanë se u kishte rënë telefoni në tualet dhe gjasat për një aksident të tillë sipas tyre ishin më të mëdha me përdoruesit e Androidit sesa me iPhone.
Rreth 59 përqind thanë se në banjo shikojnë të rejat në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Snapchat dhe Instagram.
Për më tepër 83 për qind e njerëzve të cilët kishin shfletuar aplikacionet e tyre ishin meshkuj, ndërsa femrat pranuan se në banjë kishin bërë më shumë selfie. Përveç kësaj, 32 për qind pranuan se bëjnë blerje online sa janë në banjë.