Prej janarit deri në korrik të këtij viti janë raportuar në Policinë e Kosovës rreth 800 raste të dhunës në familje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Vetëm gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës janë raportuar hiç më pak se dhjetë raste të dhunës në familje, madje në një rast të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes ka qenë i përfshirë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar dhe është suspenduar nga puna për veprën e bërë.
Për më keq, javë më parë Valbona Marku-Nrecaj nga Gjakova u vra nga bashkëshorti i saj bashkë me vajzën e mitur.
Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës në një prononcim për gazetën “Zëri” kanë thënë se nga janari deri në muajin korrik të këtij viti në Polici janë raportuar 751 raste të dhunës në familje.