Rreth dy mijë banorë mbesin pa internet pasi minjtë hëngrën kabllot

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Rreth dy mijë njerëz kanë mbetur pa WiFi pasi minjtë thuhet se hëngrën kabllot e internetit gjatë fundjavës.

Inxhinierë nga Openreach u dërguan për të zgjidhur problemin në Torridge, Devon, por nuk treguan se kur do të riparohet. Sipas firmës, e cila operon rrjetin digjital në zonë, brejtësit ishin fajtorë për ndërprerjen.

Rreth 1,800 banorë në të gjithë Torridge thuhet se kanë mbetur pa qasje në internet.

Një zëdhënës tha: “Rrjeti ynë telefonik dhe brezi i gjerë brenda dhe rreth zonave të këmbimit Bideford, Clovelly, Hartland dhe Horns Cross është dëmtuar nga brejtësit. Ndërprerja aktualisht po prek rreth 1,800 klientë”.

Shtëpitë e prekura nga ndërprerja janë konfirmuar në Bideford, Clovelly, Hartland, Horns Cross, Parkham, Woolfardisworthy dhe Buckland Breëer, raportoi Devon Live.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme