“Rreth një milion pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri”

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i shoqatës së Transportit Rrugor dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se sivjet numri i kosovarëve që kanë frekuentuar bregdetin shqiptar nuk është ai që do të duhej të ishte.

Kurtishaj tha se shifrat për këtë vit janë rreth një milion qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri.

“Shifrat nuk janë ato që do të dëshironim të ishin. Në vitin 2019, ne patëm mbi dy milionë e 150 mijë pushues nga Kosova – pa kalkuluar edhe ata nga diaspora”.

“Për këtë vit, shifrat flasin për rreth 1 milion qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri. Është një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh situatën me COVID-19”.

Të ngjashme