Komuna e Obiliqit vazhdon investimet në infrastrukturë.
Së fundmi kjo Komunë ka realizuar një projekt të rëndësishëm dhe më se të nevojshëm.
Fjala është për rreth-rrotullimin në dalje të Obiliqit dhe ndriçimi që përshkon rrugën deri në fshatin Shkabaj.
Kryetari Xhafer Gashi ka bërë të ditur se që nga rregullimi i këtij rreth-rrotullimi nuk ka ndodhur asnjë aksident trafiku në këtë vend.
“Këtë projekt e vlerësojmë ndër projektet më të rëndësishme të realizuar nga qeverisja aktuale. Me këtë rreth-rrotullim, trotuarin dhe ndriçimin nga dalja e Obiliqit deri në fshatin Shkabaj, kemi arritur të shmangim aksidente të shumta, që për fat të keq, një pjesë e madhe kanë përfunduar me fatalitet.
Që nga realizimi i këtij projekti, nuk kemi asnjë aksident në këtë aks rrugor’, ka thënë kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi.