Rrezet ultravjollcë po e “pjekin” qytetin bolivian: Ky diell nuk është normal

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Qyteti bolivian La Paz, që gjendet në zonë malore, është pushtuar nga një valë e pazakontë e të nxehtit si pasojë e nivelit rekord të rrezeve ultravjollcë.

Ekspertët besojnë se kjo po ndodh për shkak të nivelit të ulët të reve, që mund të ketë lidhje me ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.

Niveli i rreve ultravjollcë në këtë qytet gjatë javëve të fundit ka arritur shifrën 21 në termometër që zakonisht ngritet deri në 20. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), indeksi i rrezeve ultravjollcë prej 11 konsiderohet si “ekstreme” dhe qytetarët këshillohen që të shmangen ekspozimin në diell.

“Dielli po djeg tmerrshëm. Ky diell nuk është normal”, tha Segundina Mamani, banore e La Pazas.

Banorët e këtij qyteti që gjendet në lartësi mbidetare prej 3.600 metra, po tentojnë të freskohen duke ngrënë akullore dhe qëndruar në hapësira ku ka më shumë hije.

Malet në Ande mund të goditen nga niveli më i rrezikshëm i rrezeve ultravjollcë, e indeksi i rrezeve ultravjollcë mund të arrijë shifrën prej 40, por zakonisht shkojnë nga 11 deri në 17, shkruan CNN.

Shkencëtarët bolivian besojnë se ndryshimet në të reshura dhe mungesa e reve rritin efektin e rrezeve ultravjollcë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme