Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj bashkë më drejtorin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, kanë pritur në takim Msc.Gazmend Gjinovci dhe Msc.Bekri Xhemali, nga Instituti i Bujqësisë të cilët tashmë kanë ber një analizë të thellë në Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve, ku kanë konstatuar se ky lloj insekti është duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat mbi 20 hektarë më pishë në Baballoq.
Kryetari Ramosaj tha se jam i shqetësuar më ketë fenomen që po ndodhë më ketë lloj insekti i cili është në rritje të vazhdueshme dhe brenda pak ditëve vërehet dukshëm dëmtimi i pishave në këto hapësira .
Ne si Institucion Komunal në bashkëpunim më DBPZH , ju kemi drejtuar Ministrisë së Bujqësisë , AVUK-it dhe instancave tjera për të kërkuar ndihmë lidhur më ketë shqetësim ku rrezikohen të shuhen 20 hektarë më pishë për një kohë të shkurtër nga dëmtimi i këtij insekti, nëse nuk do të gjej përkrahje nga institucionet, më banorët e këtij lokaliteti do të organizoi një aktivitet dhe do të shohim mënyrën e eliminimit sa më shpejt që është e mundur.
Ndërsa z.Gjinovci dhe z. Xhemali, treguan se në bazë të hulumtimit të ber dhe mostrave të mara në Suken e Baballoqit , insekti i quajtur ,,Teja procesionore e pishës’’ (Thaumetopoea Pityocampa), është i rrallë dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, andaj duhet ber të pa mundurën që të parandalojmë përhapjen në mënyrë që ta zhdukim sa më parë që është e mundur .