Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thirrur mbledhje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës që do të mbahen me 15 mars, raporton Ekonomia Online.
Ky institucion ka kërkuar nga Qeveria 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria.
Kryetarja Valdete Daka ka thënë se mosndarja e buxhetin rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë, ndërsa ka theksuar se nuk mban përgjegjësi në rast dështimi.
”Ne jemi 25 ditë larg nga dita e zgjedhjeve dhe nuk na ka ndodhur të mos kemi fletëvotime. Janë shtypur jashtë Kosovës por gjithsesi janë procedurat e prokurimit, por që nga dita e sotme nuk mund ta bartim përgjegjësinë dhe ditën e zgjedhjeve mund të na ndodh te mos kemi fletëvotime. Dhe duhet të na referohen vërejtjet në buxhet”.
“Pa buxhet nuk mundet me vazhdua procedurat ligjore. Dhe të kërkohet ta arsyetojmë kërkesën tonë dhe tash shtytja e mëtejshme e rrezikon fletëvotimet dhe pa fletëvotime zgjedhje nuk ka”, tha ajo.
Edhe anëtari i LDK-së, Sami Hamiti, tha se me këtë trend është i garantuar dështimi i zgjedhjeve në Podujevë.
“Kjo qenka e koordinuar, me këtë trend zgjedhje nuk ka në Podujevë”, tha ai.
Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, tha se mosndarja e buxhetit do të rrezikojë zgjedhjet në Podujevë.
“Duhet të kuptohet relevantë e këtij buxheti. Ky buxhet i rrezikon këto zgjedhje. Edhe njëherë ftoj që të vazhdojë, andaj kërkoj nga institucionet ta shqyrtojnë të procedojnë më tutje”, tha ai.
Në këtë mbledhje përveç buxhetit u diskutua edhe për shtypjen e fletëvotimeve e formularëve, për doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit etj.