Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut ka shqiptuar gjobë ndaj ngasësit të një kamioni në zonën e Skenderajt.
Gjoba i është shqiptuar pasi kishte mbingarkesë në kamionin e tij dhe ka e rrezikuar trafikun, duke mos përdorur masa të sigurimit të materialit të ngarkuar, përcjell Klankosova.tv.
“Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetareve”.
“Një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media është publikuar një lajm për një kamion i cili kishte qenë duke qarkulluar në zonën e Skenderajt, me mbingarkesë, i cili e ka e rrezikuar trafikun dhe nuk ka përdor kurrfarë masash të sigurimit të materialit të ngarkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia ka njoftuar se njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit per rregullat e trafikut rrugor.