Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Kosovës vë në dispozicion numrat emergjentë

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm prej 7.2 ballësh goditi një pjesë të Japonisë derisa u paralajmërua për rrezik nga cunami.

I ngarkuari me Punë në Tokio nga Kosova, Arbër Mehmeti, ka ofruar numrat emergjentë për të gjithë shtetasit e Republikës që mund të kenë nevojë, njofton Klan Kosova.

“Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur bregun e Japonisë verilindore në një thellësi prej 60 km këtë të shtunë, dt. 20 mars 2021, në ora 19:09 në mbrëmje. Alarmi për cunami është lëshuar për prefekturën Miyagi”.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio publikon numrat emergjentë:

+81 80 4199 6476

+81 80 3417 6232 (japonisht)

Adresa:

Vort Toranomon South Bldg. 10 F

3-13-7, Nishishinbashi, Minato-ku

105-0003 Tokyo

Tel: + 81 3 6809 2577

Fax: + 81 3 6809 2579

Të ngjashme