Rrëzohet helikopteri amerikan në Irak, ka të vdekur

Helikopter
Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:58 | Nga

Një pjesëtar i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi helikopteri i tyre u rrëzua në një mision kundër Shtetit Islamik në Irak.

Ende nuk dihet nëse helikopteri është qëlluar me armë zjarri nga forcat armiqësore ka deklaruar një anëtarë i koalicionit, shkruan Euronews.

”Menjëherë pas incidentit, e gjithë skuadra u gjet nga forcat e koalicionit. Tre persona janë dërguar për trajtim të mëtejshëm”, thuhej në deklaratë.

Koloneli Sean Ryan, i cili është zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur në Twitter se një helikopter ushtarak ishte aksidentuar.

Më 15 mars, një skuadër amerikane prej shtatë personash kishin humbur jetën si pasojë e përplasjes së helikopterit në Irakun perëndimor.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se i kanë të vendosura rreth 5,200 trupa në Irak që janë duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, transmeton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme