Rrëzohet në Shkup helikopteri i MPB-së të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Një helikopter është rrëzuar në aeroportin e Shkupit mesditën e sotme. Helikopteri i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

“Në platformën e vjetër të Stacionit policor në ‘Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup’, pasi është furnizuar me derivate, helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar. Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është plagosur“, – shkruan Alsat Maqedonia.

Të ngjashme