Policia njofton se dje në Rr. “Enver Maloku” Prishtinë, gjatë punimeve në një objekt ndërtimor nga kati i pestë është rrëzuar punëtori i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton KosovaPost.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Inspektori Komunal i Punës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.