Rrëzohet një aeroplan pasi mbet pa karburant në Ukrainë, pesë persona të vdekur

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë mbetur të vdekur pasi një aeroplan nga Ukraina, Antonov-12 u detyrua që të bëjë një ulje emergjente pasi ka mbetur pa karburant.

Avioni u nis nga Vigo i Spanjës ndërsa u detyrua që të bëjë ulje emergjente afër 1 kilometër larg aeroportit Lviv të Ukrainës, transmeton koha.net.

Në foto shihet aeroplani i rrëzuar në fshatin Sokylniki, me një krah të këputur pasi u ulu në një terren të fortë.

Sipas raportimeve, transmeton dailymail, pesë persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë shpëtuar.

Në këtë aeroplanë ishin tetë persona, shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe një tjetër që shoqëronte një ngarkesë të paidentifikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme