Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, ka viktima

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:29 | Nga

Një helikopter rus ushtarak është rrëzuar në detin Baltik dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur të dy pilotët që ndodheshin një bord.

Helikopteri ushtarak Ka-29, humbi kontrollin me trafikun ajror dhe u përplas me ujin në detin Baltik në rajonin e Kalinigradit, i thanë shërbimet e emergjencës TASS-it.

“Sipas të dhënave paraprake, helikopteri u përplas në det. Dy pilotët që ndodheshin në të humbën jetën”, tha një burim.

Mësohet se fluturimi u krye në kushte normale moti. Ndërkaq një operacion kërkimi ka nisur në skenën e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme