Sot në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, si pasojë e erës që ka fryer në mesditë, është rrëzuar një lis.
Lajmin për Ekonomia Online, përmes telefonit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në mesin e këtij incidenti nuk bëhet fjalë për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale, me ç’rast është dëmtuar një veturë.
“Po mund të konfirmoj se sot rreth orës 15:00-të është rrëzuar një lis në rrugën “Luan Haradinaj këtu në Prishtinë, menjëherë pas njoftimit policia ka dalë nq vendin e ngjarjes. Persona të lënduar nuk ka, bëhet fjalë vetëm për një dëmtim të një veture”, tha Hoxha.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë punëtorët e ndërmarrjes publike “Hortikultura”, të cilët e kanë larguar nga rruga lisin e rrëzuar.