Rrëzohet një shtyllë ndriçimi te “Xhamia e Llapit”, nuk raportohet për të lënduar

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një shtyllë ndriçimi është rrëzuar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Për ta larguar shtyllën kanë intervenuar zjarrfikësit e Kosovës, e në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia e Kosovës.

Nehat Berisha, udhëheqësi i skuadrës së zjarrfikësve që intervenuan në zhvendosjen e shtyllës, ka thënë se nuk kanë informata për persona të lënduar.

Ai ka shtuar se zhvendosja e shtyllës është bërë pa dëme materiale dhe se puna e zjarrfikësve aty ka mbaruar.  

“Siç e patë, patëm një shtyllë të ndriçimit që është rrezuar mbi telat e internetit. Edhe informata për të lënduar nuk ka pasur as përpara, as kur kam ardhur. Gjithë puna jonë ka qenë me zhvendos prej vendit të sigurt në tokë, pa dëme materiale ose edhe në njerëz. Puna jonë ka mbaruar, për momentin rrezik nuk ka se është ndërprerë energjia elektrike”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme