Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka bërë prezantimin e rezultateve të raporti të ri “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë”.
Igballe Rugova drejtoreshë ekzekutive e RrGK, tha se shpërndarja e buxhetit në mënyrë më të përgjegjshme gjinore mund të përmirësoj implementimin e barazisë gjinore.
“Ne sot përsëri kemi publikimin në fushën që ne mendojmë që është me rëndësi për të ardhmen e Kosovës në fushën e barazisë gjinore. Përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor ka mundësi që të implementohet barazia gjinore. Nuk është vetëm shuma e parave por edhe ndarja e përgjegjësive. Ministria e Diasporës janë zotuar që ta implementojnë buxhetimin gjinor që është edhe obligim me ligjin e ri për barazi gjinore”.
Qerim Bajrami, zëvendësministër i Diasporës tha se ky raport do të ndikoj në punën e ministrisë së diasporës.
“Siç keni parë ky prezantim është rezultat i punës së përbashkët të MD dhe rrjetit të grave. Që nga fillimi MD ka marrë parasysh barazinë e pjesëmarrjes së grave në të gjitha segmentet dhe aktivitetet e saj. Në këtë drejtim konsiderojmë që raporti do të ndikoj në punën tonë dhe shpreh gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin”.
Nocole Farnsëorth, udhëheqëse e hulumtimit, prezantoi hulumtimin i cili nxjerr në pah pabarazinë sa i përket shpërndarjes së buxhetit të Kosovës.
Ajo sqaroi se raporti vlerëson se burrat shpenzojnë më shumë mjete të buxhetit sasa gratë, burrat shkojnë në udhëtime zyrtare më shumë se gratë, subvencione përfitojnë gjithashtu më shumë burrat se gratë.
“Buxhetimi është integrimi i perspektivës gjinore është shpërndarja më e mirë e buxhetit. Buxhetimi përgjegjshëm gjinor është për barazi. Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk është shtesë në buxhet por shpërndarje më e përgjegjshme.
“Me ligjin për barazi gjinore obligohen të gjitha institucionet për të garantuar barazi në mbledhje shpërndarje më të përgjegjshme të buxhetit. Përfitimet nga kjo është zvogëlimi i pabarazisë efektiviteti i ndarjes së mjeteve ndarja e mjeteve të mjaftueshme komunikim dhe arsyetim më i mirë tek MF dhe zhvillim ekonomik. Si e kemi parë në kategorinë e buxhetit për pagat dhe mëditjet është një pabarazi lidhur shpenzimet e burrave dhe gratë dmth ministria ka shpenzuar më shumë për burra sesa për gratë”.
“Në kategoritë e buxhetit për mallra dhe shërbime shpenzimet janë më të mëdha për burrat dhe gratë që lidhet me udhëtimet jashtë shtetit. Sa i përket subvencionet dhe projektet gjithashtu shpenzimet janë për burrat më të mëdha. gratë përbëjnë 23 për qind të përfituesve për subvencionet”.