Dje rreth orës 11:00, policia ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa nxënësve.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor, ku gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima:
o B. B, mashkull , 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pak minuta pas raportimit të rastit policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona:
• M. B, mashkull, 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
• P. B, mashkull, 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• M. M, mashkull, 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.