Një punonjës i KEDS-it është sulmuar dje nga dy persona në Prishtinë derisa ishte duke bërë shkyçje të energjisë elektrike.
“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e KEDS-it, të cilët duke ekzekutuar një urdhëresë për shkyçje të energjisë elektrike. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.