Sërish ka rritje të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Wuhan.
Andaj maratona e Wuhan 2021, e cila pritej të zhvillohej sot, është shtyrë pas një rritje të rasteve të reja me Covid-19 në Kinë.
Vendimi erdhi disa orë para startit dhe komiteti organizativ tha se do të rimbursojë tarifat e regjistrimit të rreth 26,000 vrapuesve që ishin regjistruar për të marrë pjesë në garën në qytetin që simbolizon nisjen e pandemisë, raporton A2news.
Kina ka raportuar 26 raste të reja të brendshme me Covid-19, një vatër që vë në provë qasjen “zero tolerancë” të vendit pak më shumë se 100 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.