Ndryshe nga viti 2017, këtë vit tregu imobiliar në vend ka një zhvillim më të qëndrueshëm.
Sipas agjentëve imobiliar në muajt e parë të 2018-ës, tregu shënon një trend në rritje për kërkesat për blerje të apartamenteve por edhe për marrjen e tyre me qira, sidomos nga ana e shtetasve të huaj apo edhe studentët.
Tirana vazhdon të mbajë vendin e parë për shitjen, e ndjekur nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që çmimet e shitjes së banesave në zonat e preferuara në Kryeqytet është pothuajse 50% më shumë krahasuar me qytetin bregdetar.
Shumica e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një banesë janë të prirur tek cilësia megjithatë sipas agjenteve imobiliar çmimi më i favorshëm dhe më i pranuar për xhepat e qytetarëve është deri në 70 mijë euro, shkruan scan.tv.
Lidhur me ndryshimet e çmimeve të shitjeve ato janë rritur dhe zona ku ka një ndryshim drastik është ajo e Freskut, ku çmimi është dyfishuar krahasuar me dy vite më parë.