Michael Spavor, është kanadezi i dytë që është ndaluar në Kinë, me akuzat për dëmtim të sigurisë kombëtare.
Tensionet në mes të Kanadasë dhe Kinës janë rritur pas ndalimit të shefes ekzekutive të gjigantit tekonologjik, Huawei, Meng Wanzhou në Vankuver.
Përveç Spavor, për arsye të njëta të martën është ndaluar edhe Michael Kovrig.
Kanadaja ka nxitur pakënaqësi në Kinë pas arrestimit të Wanzhousë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Wanzhou ka fituar lirim me kusht, mirëpo mund të përballet me ekstradim për mashtrim.
Ajo ka mohuar të ketë shkelur sanksionet amerikane që ka vënë SHBA-ja kundër Iranit, teksa Kina ka kërcënuar me pasoja të paspecifikuara në rast se Wanzhou nuk lirohet.
Meqë ky rast i përket profilit të lartë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të intervenojë në rast se ky veprim do të ulë tensionet SHBA-Kinë.