Ushtria amerikane do të dërgojë një shtesë prej 1.000 trupash në Lindjen e Mesme.
Shkak i shtimit të trupave janë bërë tensionet në rritje me Iranin.
Sekretari Mbrojtjes, Patrick Shanahan theksoi se shtimi I trupave është një përgjigje e sjelljes armiqësore të treguar prej trupave iraniane, transmeton Vizion Plus.
Pak ditë më parë ushtria amerikane publikoi disa pamje ku sipas saj Iriani fshihet pas dy sulmeve të bëra në depozitat e naftës në Gjirin e Omanit.
Uashingtoni e ka akuzuar Iranin se ka vendosur qëllimisht mina ndërsa ky I fundit I ka mohuar akuzat.
Ndërkohë nga ana tjetër, të hënën tensioned mes dy vendeve u shtuan akoma më shumë pasi Irani deklaroi se do të shtojë rezervat e uraniumit dhe se nuk do të respektojë më marrveshjen bërthamore të 2015.
Shak për këtë vendim janë bërë sanksionet e vendosura prej SHBA ndaj Iranit.