Tregjet e aksioneve janë rritur pas lajmit së është duke u zhvilluar vaksina kundër COVID-19.
Vetë aksionet e firmës Pfizer, e cila thotë se pas analizave paraprake 90 për qind e vaksinës është efektive, janë rritur më 9 për qind.
Tashmë tregjet janë rritur edhe pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi.
Në SHBA, Dow Jones u rrit me 5.6 për qind, kurse S&P 500 shënoi një rekord të ri prej 1.1 për qind. Ndërkohë NASDAQ, ku tregtojnë shumë prej gjigantëve të teknologjisë, aksionet ranë me 1.5 për qind.
Në rastin e Britanisë së Madhe, FTSE 100 që nga muaji mars ka shtuar afërsisht 92 miliardë euro në vlerën e aksioneve.
Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech janë të parët që kanë publikuar të dhëna që tregojnë se vaksina e tyre kundër COVID-19, ka kaluar një provë të madhe klinike, pra në fazën e vonëshme të saj.
Analiza e rezultateve tregon një performancë shumë më të mirë nga se kishin shpresuar shumica e ekspertëve.
Sipas Pfizer, mbrojtja arrihet 28 ditë pas fillimit të vaksinimit, e cila përbëhet nga dy doza.
Kompania synon të prodhojë një total prej 1.3 miliard dozash përgjatë vitit 2021.