Prej datës 1 dhjetor, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve në qytetin e Pejës.
Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Berberëve të Pejës përmes një postimi në Facebook.
“Nga data 01.12.2020 do të ketë ngritje të çmimeve“, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimeve të shumë produtkeve në vend. Ndërkohë në Pejë, javën e kaluar çmimi i bukës shkoi në 50 cent.