Kosova ka shënuar rritje të deficitit tregtar në muajin qershor të vitit 2018 mbi 23.5 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Vlera e deficitit është rritur nga 217.4 milionë euro në 268.5 milionë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikës së Kosovës thuhet se eksporti mbulon importin me 12.1 për qind.
Në raport thuhet se eksporti i mallrave në muajin qershor 2018 kishte vlerën 37.1 milionë euro apo një rënie prej 2.8 përqindësh, ndërsa ka pasur rritje të importit prej 19.6 përqindësh apo në vlerë 305.7 milionë euro.