Përqindja e madhe e dhunës në familje gjatë periudhës së izolimit për shkak të coronavirusit, ka bërë 16 femra dhe fëmijë në Britani të Madhe të gjejnë vdekjen.
Këto statistika të frikshme janë shumë më të larta sesa mesatarja në nivel vendi, në po të njëjtën periudhë kohore të viteve paraprake.
Karen Ingala Smith, themeluese e “Numërimi i femrave të vdekura”, që ka regjistruar numrin e femrave të mbytura nga meshkujt në Britani, ka deklaruar se të paktën 16 vrasje kanë ndodhur gjatë periudhës 23 mars – 12 prill.
Siç raporton The Guardian, përqindja e madhe e dhunës në familje që ka rezultuar me fatalitet, ka prekur edhe fëmijët. /Telegrafi/