Është publikuar manuali për gazetarët që mbulojnë çështjet e personave LGBTI, raporton EkonomiaOnline.
Besa Luci, autore duke folur për manualin theksoi se në Kosovë ka zhvillime pozitive sa i përket qasjes së mediave ndaj komunitetit LGBTI.
“Mendoj që ka shumë zhvillime pozitive. Ekziston edhe një arsye shumë e madhe për përmirësim dhe kjo ka qenë ideja. Qëllimi është që me qenë sa ma i kapshëm për me ju ndihmua gazetarëve, redaktorëve që ata në mësojnë në mbulueshmërinë e komunitetit LGBT”, tha ajo.
Autorja Luci tregoi se ky manual përmban 5 seksione të ndara, dhe poashtu tha se tash gazetarët janë më të vetëdijshëm dhe kanë qasje më ndryshe ndaj këtij komuniteti.
“Janë 5 seksione të përfshira, seksioni i për e jep një pasqyrë të kornizës ligjore, pjesa tjetër e jep një lloj shpjegimi për seksualitetin dhe gjininë, arsyeja është sepse hasim në një keqkuptim të seksit dhe gjinisë. Seksioni tjetër flet rreth etikës dhe përgjegjësisë profesionale të mediave, është mbulim i bazuar në çështje të komunitetit LGBTI. Sot shumë ma shumë vërehet interesim të gazetarëve për me raportua, ndoshta kjo se kemi gjeneratë të re në media, në përgjithësi ka një përkrahje ma të madhe ligjore për këtë komunitet”, tha ajo.
Nesër ky komunitet, në sheshet e Prishtinës, do të mbajë “Paradën e Krenarisë”.