Motra e Kim Jong-un ka lëshuar një deklaratë fuqishme duke akuzuar dezertorët e Koresë së Veriut, gjë që ka nxitur spekulime se kush po drejton vendin.
Sipas mediave të huaja, Kim Yo-jong ka akuzuar Korenë e Jugut për vendimin e saj për të përdorur dezertorët për shpërndarjen e broshurave në kufijtë e vendit komunist.
Ajo i quajti dezertorët si “llum njerëzor” dhe në një tiradë dhe tha se ata nuk dinin asgjë për “çështjen bërthamore” të Koresë së Veriut.
Një deklaratë e saj vjen vetëm disa javë pasi thashethemet qarkulluan mbi shëndetin e Kim Jong-un pasi ai u zhduk nga syri i publikut, me disa duke sugjeruar se ai mund të kishte vdekur.
Si pasojë, kishte raportime se Koreja e Veriut po e përgatiste Kim Yo-jong për të marrë përsipër rolin e Drejtuesit Suprem të vendit.
Deklarata e Kim Yo-jong thoshte: “Më 31 maj, dëgjova një raport që të ashtuquajturit ‘dezertorë nga Veriu‘ shpërndanë qindra mijëra fletëpalosje anti-DPRK në zonat e anës sonë.
“Çfarë është me rëndësi është se ata njerëz të dobët nuk kanë vlerë, pasi kishin guximin të fajësonin udhëheqjen tonë supreme dhe të citonin ‘çështjen bërthamore’”.
“Pyes veten nëse bota e di se çfarë lloj janë ata budallenj”. Është kulmi i ironisë. Ata budallenj që janë pothuajse analfabetë kanë dashur të flasin për ‘çështje bërthamore’, megjithëse nuk dinë asnjë koncept për këtë”.
“Autoritetet e Koresë së Jugut duhet të jenë të vetëdijshëm për nenet e Deklaratës së Panmunjom dhe marrëveshjen në fushën ushtarake në të cilën të dy palët ranë dakord për të ndaluar veprimet armiqësore, përfshirë shpërndarjen e fletëpalosjeve në zonat përgjatë Linjës së Demarkacionit Ushtarak”.
Mesazhi i Kim Yo-jong vazhdoi: “Qartësisht, autoritetet e Koresë së Jugut do të detyrohen të paguajnë një çmim nëse e lënë këtë situatë të vazhdojë ndërsa bëni një lloj justifikimesh”.